Fillojnë aplikimet me punime shkencore në “KISCOMS 6”

PUBLIKUAR

Në kuadër të përgatitjeve për realizimin e Kongresit të VI-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, kanë filluar aplikimet me punime shkencore.

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, përmes projektit të Kongresit, ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, hulumtimeve dhe projekteve shkencore.

Të drejtë aplikimi me punime shkencore dhe pjesëmarrje pasive kanë studentët dhe profesionistët e rinj të shkencave mjekësore.

Aplikimi është i hapur deri me 25 mars 2016 dhe bëhet online, përmes faqes: http://kiscoms.org/registration/

Në pesë kongreset e mbajtura më parë, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte mbi 3000, ndërsa janë prezantuar mbi 300 punime shkencore. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...