Arsim Lani raporton nga veriu i vendit: Situata është e qetë, janë më shumë se 200 serbë duke protestuar

PUBLIKUAR

Gazetari Arsim Lani i T7 ka raportuar drejtpërdrejt nga veriu u vendit në emisionin Pressing, ku ka thënë se situata është e qetë, shkruan Express.

Tutje, Lani tha se duke pretostuar janë më shumë se 200 persona serbë, por edhe Policia e Kosovës po garanton një siguri të madhe.

“Situata mund të them që është e qetë, pavarësisht që ndryshe shihet nga Prishtina. Qytetarët serbë siç do natë tjetër po vendosen këtu, janë më shumë se 200 persona. Prezenca e Policisë së Kosovës po garanton një siguri më të madhe”, ka raportuar Lani.

Por, nga veriu i vendit Lani konfirmoi se numri i protestuesve është më i vogël se netëve të tjera.

“Situata është e qetë. Nëse krahasojmë me ditët e tjera, numri i qytetarëve në Jarinjë dhe Bernjak është më i vogël se netëve të kaluara”, raporton Lani.

Megjithatë, pas bllokimit të rrugëve nga protestuesit, Policia e Kosovës dhe gazetarët po kalojnë nga një rrugë dytësore.

“Policia e Kosovës vijnë me automjete të tjera 2 kilometra larg nga këtu, e prej aty vijnë këmbë nëpër rrugë anësore”, raportoi Lani.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...