Deklarata e Markut pas triumfit të madh

PUBLIKUAR

Menjëherë pas triumfit të parë dhe historik për të, Florian Marku foli për rrjetin DAZN i cili kishte edhe ekskluzivitetin e transmetimit të eventeve të boksit sonte në Londër.

Boksieri kuqezi, mes emocioneve dhe tashmë realitetit të ri si një kampion bote foli për atë që ndiente e gjithashtu se çfarë do të bëjë më pas.

“Prondan, ishte një kundërshtar i vështirë, i pamposhtur, 19-0, por unë nuk mund ta ndjeja forcën e tij. Ai kishte fuqi, por unë po gjeja ritmin tim, nuk kisha asnjë lloj problemi ndaj mbaja distancën. Nuk mund ta gjuaja lehtë, prandaj qëndroja në distancë. Nëse gjuajtja për KO do të vinte, do të vinte. Mesazhi im? Me vetëm 10 ndeshje, unë u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush dhe e munda. Jam i ri këtu dhe të gjithë më nënvlerësonin duke thënë që jam një kikbokser dhe më shihni ku arrita sot. E shihni këtë brez, ky është fillimi për gjithçka, njerëzit nuk e dinë por kam sakrifikuar gjithë jetën. Gruaja ime është shtatzënë dhe po pres fëmijën e parë. Ndaj jam i shumë i gëzuar. Do t’ua bëj jetën e tyre më të mirë me këto tituj”, deklaroi kampioni i saposhpallur i botës.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...