Limaj: Shtetet mike të bëjnë presion mbi Beogradin që t’i ndalë provokimet

PUBLIKUAR

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.

Limaj u ka shprehur mirënjohjen forcave policisë, të cilët tash e gjashtë ditë po ruajnë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak për zbatimin e masës së reciprocitetit, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i Nismës, ndër të tjera, ka kërkuar nga shtetet mike të Kosovës të reagojnë ndaj qasjes së Serbisë, e cila sipas tij po cenon sovranitetin e Kosovës.

“Poashtu, ftoj shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

“Me vëmendje po përcjell zhvillimet tash e disa ditë në veri të vendit. Ku serbët lokalë të direktuar nga Beogradi zyrtar po mbajnë të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak dhe po nxisin tensione.

U shprehi mirënjohjen time djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës.

Institucionet e Kosovës e kanë mbështetjen time të plotë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

I bëj thirrje të gjithëve që të jemi unik në këtë temë dhe secili të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në tensionim të mëtejmë të situatës.

Poashtu, ftoj shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar Limaj. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...