Arrestohen dy persona në Mitrovicë, e sulmuan një 21-vjeçar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, pasi të njëjtit e kanë sulmuar një 21-vjeçar, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë të dyshuarit e arrestuar janë një 20-vjeçar dhe një 17 vjeçar.

“Arrestimi i dy  të dyshuarve A. D.,20 vjeçar dhe A. G.,17 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe dyshime të arsyeshme  se dy të dyshuarit me datën  24 shtator 2021,  rreth orës 19:00, në rrugën “Zahiti Pajaziti” në Mitrovicë, kanë sulmuar viktimën i moshës  21 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen dy persona të  dyshuar  për veprën penale ‘sulm’

Mitrovicë,  24 shtator 2021

Në orët e paradites së sotme hetuesit policorë  në kuadër të Stacionit Policor “Jugu” në Mitrovicë,  kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale  ‘sulm’.

Arrestimi i dy  të dyshuarve A. D.,20 vjeçar dhe A. G.,17 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe dyshime të arsyeshme  se dy të dyshuarit me datën  24 shtator 2021,  rreth orës 19:00, në rrugën “Zahiti Pajaziti” në Mitrovicë, kanë sulmuar viktimën i moshës  21 vjeçar.

Lidhur me rastin  dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokuroi i rastit i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale “sulm”.

Ndërsa pas procedurave të intervistimit,  me  urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...