Miftaraj: Presidente a e ke ndërmend me u kthy në Kosovë?

PUBLIKUAR

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani e cila gjendet në New York të kthehet në Kosovë.

Këtë kërkesë Miftaraj e bëri pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në veriun e Kosovës, ku u djegën dy zyre të Qendrave të Regjistrimit në Zubin Potok e Zveçan.

Miftaraj tha se Kushtetuta e Kosovës e rendi kushtetues e kërkon së paku prezencen e presidentit në Kosovë.

“Presidente, a e ke ndermend mu kthy ne Kosove?  Kthehu, sepse Kushtetuta e Republikes, rendi kushtetues, integriteti dhe sovraniteti i Republikes, kerkojne se paku prezencen tende ne Kosove”, shkroi Miftaraj në një postim në Facebook./Express/

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...