Bayerni vazhdon me fitore, e mposht Greuther Furthin

PUBLIKUAR

Bayern Munich e ka vazhduar serinë e fitoreve, pasi mposhti me rezultat 1:3 Greuther Furthin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Bundesligë.

Goli i parë erdhi pas 10 minutave lojë. Thomas Muller realizoi, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 31-të, Kimmich e dyfishoi epërsinë, pas asistimit të Leroy Sanes.

Pjesa e dytë filloi keq për mysafirët. Benjamin Pavard u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Por, kjo nuk ndikoi asgjë dhe Bayerni arriti madje edhe të shënonte golin e tretë. Griesbeck shënoi autogol.

Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i shënuar nga Itten në minutën e 88-të.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e parë në tabelë.

Në anën tjetër, Greuther Furth mbetet me një pikë në vendin e fundit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...