Vinicius me pagën më të vogël në Madrid, të tjerë që nuk luajnë paguhen sa ai

PUBLIKUAR

Vinicius e ka nisur sezonin furishëm.

Ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar tri asistime në gjashtë ndeshjet e para në La Liga.

Vini është në një formë fantastike dhe shihet si një armë e fort për Madridin që të triumfojë në fund të sezonit.

Mirëpo, kur vjen puna te pagat, Vinicius është në mesin e lojtarëve që më së paku fiton në sezon.

Aktualisht, sipas Goal, ai fiton 3.2 milionë euro në sezon, aq sa Dani Ceballos, Jesus Vallejo dhe Andriy Lunin.

Madridi e ndjen se braziliani meriton më shumë dhe se shumë shpejt mund të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës dhe përmirësimin e kushteve ekonomike. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...