Vdes në QKUK mitrovicasi që u aksidentua tri javë më parë

PUBLIKUAR

Një person ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku, raporton Express

Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Frashër i Madh në Mitrovicë, më 2 shtator, ndërkaq viktima ka vdekur në QKUK të enjten e 23 shtatorit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka qenë duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv.

“Fsh. Frashër i Madh, Mitrovicë, 02.09.2021 – 21:17. Më 23.09.2021 është raportuar se viktima mashkull kosovar,  i cili ka qenë duke tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK Prishtinë,  për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu lirohet familjarëve”, thuhet në raportin e policisë./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...