Krasniqi: PDK nuk thyhet, Nura do ta udhëheqë Skënderajn bashkë me qytetarët pa dallim

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Skënderaj, ku ka thënë se PDK ka qenë dhe është e lidhur me qytetarët e kësaj komune në një bosht identitar e politik që s’mund të thyhet asnjëherë as nga brenda e as nga jashtë.

Krasniqi theksoi se votuesit e PDK-së në Skënderaj, e kanë vetëm një adresë, numrin 177 dhe kandidatin Fadil Nura, i cili do ta qeverisë këtë komunë në katër vitet e ardhshme, bashkë me qytetarët e Skenderajt.

“Ne e dimë që Skënderaj asnjëherë nuk është ndalur. Por e dimë po ashtu se jo të gjitha mundësitë që i ka ky qytet, janë realizuar plotësisht. Dhe ne në Skenderaj, bashkë me të gjithë qytetarët pa dallim, do t’i japim jetë këtyre mundësive. Sepse qytetarët e dinë që këto mundësi, hapen për ta vetëm nga PDK-ja, nga partia e tyre, me të cilën kanë rrugëtuar që në ditët e para, përplot 21 vite me radhë. PDK-ja është e lidhur me Skënderajn, punon për zhvillimin e Skenderajt, dhe do të qeverisë me Skënderajn në katër vitet e ardhshme. Dhe PDK-ja në Skënderaj e ka vetëm një kandidat, e ai është Fadil Nura. Votuesit e PDK-së në Skënderaj, e kanë vetëm një adresë, numrin 177. Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë dhe është e lidhur me qytetarët e Skënderajt, në një bosht identitar e politik që s’mund të thyhet e as nuk mund ta thejnë. Kjo lidhje nuk është shkëputur kurrë. Prandaj, të nderuar kandidatë, është detyrë e juaja që këtë lidhje, ta bëni edhe më të pranishme, duke qenë afër dhe në shërbim të qytetarëve, për të ardhmen e fëmijëve, për perspektivën e të rinjve dhe me respekt ndaj lavdisë e historisë sonë, që në Skënderaj merr përmasa kombëtare e të përjetshme”, tha Krasniqi.

Kandidati i PDK-së, për kryetar të Skënderajt, Fadil Nura, tha se bashkë me të gjithë qytetarët pa dallim do të rikthejnë Skenderajn në rrugën e zhvillimit.

“PDK-ja në këtë proces ka hyrë më e organizuar dhe më e bashkuar se kurrë. Shihet se elektorati i PDK-së ka një vetëdije të jashtëzakonshme dhe të pjekur politike, dhe elektorati i PDK-së çdo ditë po dëshmon se nuk ja kthen shpinën PDK-së. Nuk e harron Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Prandaj me 18 tetor ne bashkërisht do t’ja dërgojmë edhe një mesazh të fuqishëm udhëheqësve tanë,  liderëve të lirisë, paqes dhe shtetndërtimit se PDK-ja në Skënderaj është më e fortë dhe se nuk iu ka harruar asnjëherë”, tha Nura.

Ndërsa kryetari i Degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, tha se Albin Kurti dhe Vetëvendosje po punojnë për ta thyer PDK-në në Drenicë por sërish do të dalin humbës.

“T’ja çojmë një mesazh atyre burrave që sot nuk janë këtu, nuk po duam t’i keqpërdorim ata, por me të vërtetë kënaqësia më e madhe është, kur qytetarët e tu, bërthama e partisë,  zemra e partisë është në Drenicë. Dhe ku po tentohet nga Albin Kurti dhe VV-ja që është i gatshëm me i humbë edhe 4-5 komuna të tjera veç me thy PDK-në në Drenicë. E na po i çojmë selam prej Drenicës këtu, që Albin Kurti dhe VV-ja në Drenicë as nuk kanë mundësi me fitu dhe nuk kanë mundësi me thy PDK-në”, tha Lushtaku.

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...