Prezantohet James, tregon përse zgjodhi Katarin

PUBLIKUAR

James Rodriguez është prezantuar te Al-Rayyan.

Pas disa viteve të vështira në Real Madrid, Bayern dhe së fundmi Everton, James vendosi të largohet nga top pesë ligat e evropiane dhe të shkojë në Katar.

Ai, gjatë prezantimit, ka thënë se ajo çfarë dëshiron është të luajë çdo tre ditë, të jetë gjithmonë në fushë, gjë që nuk e bënte me Realin, as me Bayernin dhe rrallë edhe me Evertonin, ku nuk e lan rehat dëmtimet.

“Unë thjesht dua të jem i lumtur. Të luaj çdo tre ditë dhe tifozët të shohin futboll të mirë”, u shpreh James.

“Nuk kam ardhur këtu për të qenë i qet, por për të fituar”, shtoi ai, që ka rikthyer numrin e preferuar, numrin 10.

Trajner i James në Katar do të jetë ishi i Francës, Laurent Blanc. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...