Kreu një grabitje në Istog, arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Është arrestuar një person i dyshuar se ka kryer një grabitje në Istog më 13 shtator të këtij viti.

Në mëngjesin e 13 shtatorit, dy persona të pa njohur kishin sulmuar fizikisht dhe e kishin goditur me thikë dhe e kishin kërcënuar me armë një person. Nga viktima kishin grabitur një sasi të arit, ndërsa viktima mori lëndime trupore.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intensive nga ana e hetuesve Rajonal në Pejë, me datë 22.09. 2021, është arrit të identifikohet dhe arrestohet njëri nga dy të dyshuarit. -B. K. lindur 2004. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh”, thuhet nga Policia e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...