1,100 raste të reja me kancer në Kosovë gjatë këtij viti

PUBLIKUAR

Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga janari deri në pjesën e parë e shtatorit 2021, janë ofruar rreth 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer, pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19.

ShSKUK njofton se brenda kësaj kohe janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer.

Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura.

Janë administruar mbi 30 mijë doza ta kimioterapisë dhe mbi 15 mijë seanca të rrezatimit janë realizuar deri më sot.

Në njoftim thuhet se Klinika e Onkologjisë ka punuar gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19, me intensitet të plotë, gjë që ka mundësuar që pacientët me kancer të kenë një trajtim meritor dhe në cikle të rregullta, në mënyrë që sëmundja të jetë sa më shumë në kontroll.

“Meqenëse gjatë kësaj kohe ka pasur edhe pacient onkologjik, që kanë qenë në trajtim specifik onkologjik e që janë infektuar me virus, gati të gjithë e kanë kaluar infeksionin si një grip të zakonshëm ose me probleme të vogla”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...