Pas ushqimit, qytetarët u dërgojnë policëve në veri edhe pije energjike

PUBLIKUAR

Disa qytetarë janë përkujdesur që policët që po e ruajnë rendin në veri të vendit të kenë energji të mjaftueshme, duke u dërguar qindra pije energjike.

“Marakli t’kerreve”, grup shqiptarësh në Facebook me mbi 98 mijë anëtarë, njoftoi përmes një postimi se përmes një nisme ua ka dërguar 700 pije energjike policëve në veri të Kosovës.

“Më e vogla që mund të bëjmë si meraklinj për TRIMAT E KOSOVËS”, shkruhet në postimin e publikuar në këtë grup, ku gjithashtu shihet fotografia e një furgoni të policisë, i mbushur me pije energjike, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe, një ditë më parë, disa qytetarë u organizuan në mënyrë vullnetare për t’iu dërguar ushqim policëve në veri, pas raportimeve për shujtat e tyre, të cilat u kritikuan si të dobëta.

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...