5 viktima nga COVID-19 dhe 160 raste të reja në 24 orët e fundit

PUBLIKUAR

Në 24 orët e fundit kanë vdekur pesë persona dhe janë konfirmuar 160 raste të reja me koronavirus, raporton Express.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të rreth 5 mijë mostrave.

“Nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820. Në total numri i rasteve aktive është 6.751”, ka njoftuar MSh’ja.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e mbi 1 mijë pacientëve dhe vaksinimin e mbi 16 mijë qytetarëve.

Aktualisht, raste aktive janë mbi 6 mijë e 700./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...