Skandaloze, Krenar Gashi: Po i poshtërojmë serbët më zi se Serbia që na bëri neve!

PUBLIKUAR

Aktivisti i shoqërisë civile, Krenar Gashi ka shkruar një status skandaloz ndaj kosovarëve që kritikuan dje serbët të cilët ofenduan pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Jarinje.

Sipas tij, shqiptarët po i poshtërojnë serbët e Republikës së Kosovës duke thënë se “po ua bëjnë ma zi se Serbia neve”, transmeton Indeksonline

Statusi i plotë:

“Shumë kemi qef me i poshtnu këta pak serbë që kanë mbetë në Kosovë. Knaqemi kur i poshtnojmë e ua bajmë ma zi se Serbia neve. Aq shumë knaqemi sa që sa herë kemi zgjedhje shtyhemi njani me tjetrin kush po i poshtnon ma shumë, që me fitu ma shumë vota. Pra, poshtnimi i tyne vlen ma shumë se krejt problemet tona.

Me ba kush me folë për ta, natyrisht, menjëherë shpiun edhe tradhtar. Menjëherë kërcënime e shpifje.

Kështu, tu i prezantu serbët e Kosovës si problem mbi krejt problemet, në fakt, e patëm ba atë mutin e madh të marsit 2004, era e të cilit ende na vjen.

Edhe një status paraprak, Gashi kishte kundërshtuar vendimin e Qeverisë Kurti për targat duke thënë se: “S’ke çka i ban gomarit (Serbisë) kështu që mëshoj samarit (Serbëve të Kosovës). P.S. Kurrfarë dobie s’kemi nga gjimnastika me targa”. /Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...