Detaje nga takimi i presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla me presidentin e Finlandës

PUBLIKUAR

Sot, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, u takuan me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto.

“Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla e falënderuan presidentin Niinisto për angazhimin e pakursyer të Finlandës për njohjen dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe e njoftuan atë me përpjekjet që vendi ynë po i ndërmerr për t’i plotësuar të gjitha detyrimet dhe standardet e kërkuara për avancimin e agjendës euroatlantike”, thuhet në komunikatën e ZPRK-së.

Sipas Presidentes Osmani, Finlanda, si vend që e njeh mirëfilli kërcënimin e vazhdueshëm ndaj lirisë së vendeve sovrane, ngase është ballafaquar gjatë me kërcënimin rus, ngjashëm me atë serb, me të cilin po përballet rajoni i Ballkanit, mund të ndikojë në vendet anëtare të BE-së që ato ta përshpejtojnë agjendën europiane të Kosovës dhe të rajonit.

Presidentja Osmani e njoftoi Presidentin e Finlandës se Kosova gjithnjë ka qenë palë konstruktive në dialog me Serbinë, përkundër faktit që Serbia asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera dhe ende mban peng afër 2000 njerëz të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidenti i Finlandës, Niinisto, tha se populli finlandez i kupton sfidat nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe ka vlerësim pozitiv për përpjekjet e vendit tonë për të rritur numrin e njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, si dhe për reformat që po ndërmirren për të rritur mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...