Goditi për vdekje këmbësoren në Prizren, një muaj paraburgim shoferit të veturës

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë të pandehurit S.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“Me datë 19 shtator, në orët e mbrëmjes, në rrugën Vërmicë – Prizren, i pandehuri derisa drejtonte automjetin, vepron në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit mbi rregullat e trafikut rrugor dhe nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që, kur arrin në vendin kritik, shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë si, ku me pjesën e përparme të anës së djathtë të veturës e godet këmbësorin – (të dëmtuarën deri më tani të pa identifikuar të gjinisë femërore, të moshës rreth 55 vjeçare), duke e hedhur disa metra dhe përfunduar jashtë rruge në të djathtë të rrugës, e cila në ato momente truponte rrugën nga ana e majtë në anën e djathtë – në drejtim të lëvizjes së automjetit, si pasoj e së cilës, e dëmtuara NN merr lëndime të rënda trupore, dhe më pas ekipi i mjekëve konstaton edhe vdekjen e saj”, njofton gjykata, transmeton Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...