Gjendja e rëndë e familjes Gela (Video)

PUBLIKUAR

Familja Gela në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë, nuk ka shumë shumë vizitorë. Ndër të rrallët që e vizitojnë këtë familjes është Behxheti që është fqinj i tyre.

Ai tregoi se të katër gratë që jetojnë në këtë shtëpi kanë probleme mendore, dhe sipas tij ato kanë nevojë urgjente për pakujdesje e sidomos pas vdekjes së kryefamiljarit, Nezirit, njofton Klan Kosova.

E për vdekjen e babait të tyre nuk janë të vetëdijshme vajzat e tij.

E djali i kësaj shtëpie, Fidaimi, është i gatshëm që të kujdeset për motrat e tij.

Por për këtë gjë po shprehet dyshues një familjarë i tyre, sepse sipas tij ato kanë nevojë për ndihmë nga institucionet.

Ai së bashku me fqinjin e kësaj familje u munduan ta bindnin Fidaimin që t’i dërgojë familjarët e tij në një institucion për përkujdesje shëndetësore.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë dhe të kuptoni për gjendjen e familjes Gela nga fshati Mihaliq.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...