Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj bashkë me kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule tek varret e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Dubovik të Deçanit.
“Sot në Dubovik të Deçanit me homazhe janë nderuar Heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Nëna Ajshe! Mbi tri dekada nëpër kohë të liga edhe kur Heronjtë skishin varre në vendlindjen e tyre ne prap i nderuam… Me tubime e aktivitete të kohës edhe para tytave të policisë serbe ne i nderuam bashkë me Nënën Ajshe! Me emrin e Jusuf Gërvallës rrugëtuam, me emrin e Tij luftëtarët e UÇK-së luftuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës! Përjetësisht në kujtesën historike! Lavdi”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.