Arrestohen të dyshuarit për vrasjen e 22-vjeçarit në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit për vrasjen e një 22-vjeçari në Mitrovicë, në shkurt të këtij viti.

“Në orët e mbrëmjes së datës 19 shtator 2021, nga ana e hetuesve policor janë arrestuar dy të dyshuarit L. S. 31 vjeçar dhe V.S., 25 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Dy të dyshuarit kohë më parë, janë shpallur në kërkim policor si të dyshuar për veprën penale ’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 12 shkurt 2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima M. K., i moshës 22 vjeçar”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia bën me dije se si prova materiale nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të shkurta, të llojit pistoleta të cilat dyshohen të jenë përdorur në veprën penale ‘Vrasje e rëndë.

Ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...