Specialja përsëri në Kuvend

PUBLIKUAR

Shteti i Kosovës ende nuk i ka kryer të gjitha obligimet ndërkombëtare për funksionalizimin e Gjykatës Speciale. Kjo pasi që ka mbetur të ratifikohet nga Kuvendi edhe marrëveshja me Holandën për Selinë e kësaj gjykate.

Kurse ngritja e aktakuzave të para sipas njohësve të këtyre proceseve do të mundë të ndodhë në pjesën e dytë të këtij viti, pasi kanë mbetur të kryhen edhe disa çështje teknike.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka dhënë informata se kur do të dërgohet kjo marrëveshje për ratifikim në Kuvend.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se për shkaqe formale marrëveshja e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Holandës, ku po ashtu kanë kontribuar edhe zyrtarë të shtetit të Kosovës duhet të kalojë në Parlamentin e Holandës dhe në atë të Kosovës dhe pas aprovimit, sipas Gashit, kjo marrëveshje konsiderohet e vlefshme dhe fillon implementimi i punës së Gjykatës Speciale… /Zeri/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...