NBA: Vjen humbja e katërt e Golden State (Video)

PUBLIKUAR

olden State Warriors ka pësuar humbje në udhëtim te Detroit Pistons me rezultat 113-95.

Ekipi që ishte për më se 30 ndeshje pa humbje, pësoi të mërkurën nga Denver Nuggets humbjen e tretë dhe vetëm tre ditë më pas edhe humbjen e katërt nga Detroit.

Përkundër shkëlqimit të Curryt i cili arriti 38 pikë e shtatë kërcime, Golden State nuk arriti një tjetër triumf, me çka konstatohet se ekipi nga Kalifornia ka shumë punë përpara.

Te Detroiti më i miri ishte Reggie Jackson me 20 pikë e tetë asistime, i ndjekur nga Pope me 20 pikë e dy asistime.

Te Detroit pikë dyshifrore shënuan gjashtë lojtarë, me çka edhe fitorja ishte e pakontestueshme, transmeton Telegrafi.

Te Golden State nuk bëri asgjë Draymond Green i cili arriti vetëm pesë pikë dhe kjo u vërejt në epilog, teksa Klay Thompson me 24 pikë të tij nuk arriti të kontribojë në fitore.

Golden State Warriors mban vendin e parë në konferencën perëndimore, por San Antonio Spurs mund t’ia zë shumë shpejt nëse ekipi i Curryt realizon edhe një humbje, sepse Spurs kanë statistikë 35-6, kurse Warriors 37-4. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...