Kosova, shtet pa turistë

PUBLIKUAR

Potencialet e shumta të turizmit dimëror nuk e kanë shndërruar Kosovën në një vend atraktiv për turistët e huaj.

Madje vetë kosovarët më përpara zgjedhin t’i kalojnë pushimet dimërore në Banjsko të Bullgarisë, apo në Mavrovë të Maqedonisë, sesa që shkojnë në Brezovicë, Brod ose Rugovë

Potencialet e shumta për zhvillimin e turizmit dimëror nuk po e bëjnë Kosovën vend atraktiv për turistët e huaj. Jo vetëm që s’ka turistë nga Evropa, por fare pak vijnë edhe nga vendet e rajonit për t’i kaluar pushimet dimërore këtu.

Madje edhe shumë kosovarë më përpara zgjedhin t’i kalojnë pushimet dimërore në Banjsko të Bullgarisë, apo në Mavrovë të Maqedonisë, sesa që shkojnë në Brezovicë, Brod ose Rugovë.

Kjo për shkak të mungesës së investimeve dhe mospasjes së strategjisë qeveritare për zhvillimin e këtij sektori, i cili shteteve tjera i siguron qindra miliona euro në vit.

Me mjete vetjake disa biznesmenë kosovarë kanë rihapur qendra turistike në zonat malore, të cilat vizitohen më shumë në sezonet dimërore dhe vizitorët e rëndomtë janë vendorët, apo edhe nga Shqipëria.

Por, këta investitorë janë penduar për investimet e bëra për shkak të pengesave të shumta në infrastrukturë, energji elektrike, dhe mospërkrahje nga shteti për zhvillimin e turizmit…/Zeri/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...