Thaçi përkujton vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës: Me ta u rrit vendosmëria për liri

PUBLIKUAR

Nesër bëhen 34 vjet që nga vrasja e tre veprimtarëve të shquar shqiptar Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar rënien e tyre, duke thënë se ata ishin në fazën kulmore të unifikimit të grupeve atdhetare kundër sundimit të Jugosllavisë.

“Nesër bëhen 34 vjet nga vrasja e tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare në Gjermani, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Këta veprimtarë ishin në fazën kulmore të unifikimit dhe bashkërendimit të politikës së grupeve atdhetare që vepronin kundër sundimit jugosllav, si jashtë, ashtu edhe brenda Kosovës. Rënia e tyre ishte goditje e lëvizjes kombëtare të kohës, por njëkohësisht edhe rritje e vendosmërisë për breza të tërë në rrugën drejt lirisë dhe çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...