Celina me dy oferta nga skuadrat e njohura angleze

PUBLIKUAR

Super talenti kosovar, Bersant Celina do të largohet nga skudra e tij aktuale Manchester City.

Trajneri i Cityt,Manuell Pellegrini ka vendosur të huazojë talentin e Përfaqësueses së Kosovës, për të fituar përvojën e duhur.

Mirëpo, përkundër se javën e kaluar u tha se ai do të huazohet tek Celtic, ‘Daily Mail’ shkruan se sulmuesi kosovar me gjasë do të kalojë tek Derby County ose Middlesbrough në Championship (Liga e Dytë).

“Manuell Pellegrini dëshiron që Celina të luajë rregullisht futboll dhe për këtë do ta huazojë deri në fund të sezonit”.

“Skuadrat më të mundshme të 19-vjeçarit janë Derby ose Middlesbrough, të cilat janë të interesuara për të”, shkruan ‘Daily Mail’.

Bersanti javën e kaluar debutoi me ekipin e parë të Manchester Cityt, në ndeshjen me Norwichin, të vlefshme për Kupën FA. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...