Soriano dëshira e madhe e Interit

PUBLIKUAR

Roberto Soriano është mesfushori që po kërkon Roberto Mancini për ta forcuar Interin e tij.

Mesfushori italiano-gjerman, Roberto Soriano ka pasur një sezon fantastik me Sampdorian dhe është bërë cak i Interit.

‘Neroazzurrët’, po tentojnë me çdo kusht transferimin e tij, pasi për të ka konkurrencë të madhe nga gjigantët italian.

Milan, Juventus, Napoli dhe Roma janë skuadrat tjera që janë në ndjekje të mesfushorit 24-vjeçar.

Inter po mendon të dërgojë ofertë zyrtare gjatë afatit kalimtar të janarit për reprezentuesin italian, ofertë që duhet të shkojë rreth 20 milionë euro.

Gjatë këtij edicioni, Soriano në 19 ndeshje në Serie A, ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...