Aksident në Prelep të Deçanit (Foto)

PUBLIKUAR

Një automjet ka përfunduar jashtë rrugës mëngjesin e sotëm në fshatin Prelep të Deçanit, në rrugën Pejë-Deçan-Gjakovë.

Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion në mëngjesin e sotëm, si pasojë e kësaj një automjet ka përfunduar jashtë rrugës në Prelep të Deçanit, raporton Telegrafi.

Nuk bëhet e ditur nëse në këtë aksident ka viktima apo të lënduar, por në bazë të fotografisë nga vendi i ngjarjes, që ka siguruar Telegrafi, ky aksident do të ketë kaluar pa pasoja në njerëz.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Pejë, Xhevat Ibra, ka thënë se të gjita rrugët në rajonin e Dukagjinit janë të kalushme, por për shkak të borës nevojitet që shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...