Haradinaj: Këta udhëheqës e kanë çuar popullin deri në vëllavrasje

PUBLIKUAR

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një tubim të subjekteve opozitare, ka thënë se megjithë dallimet, kauza i ka bashkuar, duke premtuar se do të jenë edhe më të shumtë.

“Ne edhe mund të jemi të ndryshëm, por në kauzën tonë jemi bashkë. Jemi kaq shumë dhe do të jemi edhe më shumë sepse ata që po e udhëheqin Kosovën janë mashtrues dhe të padinjitetshëm në kryerjen e detyrave që kanë”, tha Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Këta udhëheqës e kanë çuar popullin deri në vëllavrasje. Ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë zërin e qytetarëve”.

“Këta politikanë na kanë thënë se do të na ofrojnë jetë të dinjitetshme, se do të kemi zero korrupsion, se do ta paguajmë më lirë rrymën, e shumë të tjera”.

“Ku ësthë Kosova sot? Po flas deri në ditën kur kemi filluar protestën. Kosova është e izoluar në Ballkan, jo në Evropë”, tha lideri i AAK-së.

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...