Ahmeti: LDK, veç edhe në Gjykatë Speciale nuk më ka dërgu

PUBLIKUAR

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur LDK-së në kërcënimin e kësaj të fundit se do ta ngre kallëzim penal ndaj tij, për shkelje ligjore.

Ahmeti ka thënë se LDK-ja e ka kërcënuar herë fizikisht, herë me ministri e herë me gjykatë dhe, duke ironizuar, ka thënë se tash ka mbetur edhe në Gjykatën Speciale ta dërgojnë.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

“Kanë mbet edhe në Gjykatë Speciale me më dërgu.

Herë fizikisht, herë me ministri të tyre e herë me gjykata vazhdojnë me kërcënu.

Kërcënoni sa të doni, hajni më në Prishtinë nuk do të ketë e së shpejti edhe në Kosovë. Këtë qytetarët më nuk do ta lejojnë”, ka shkruar Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...