Ish-ushtari i UÇK-së i dënuar përjetë: Mjerë për ty o Ali Ahmeti, mjerë o tradhëtar

PUBLIKUAR

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Rexhail Qerimi i dënuar me burgim të përjetshëm ka dërguar një letër tronditëse duke nuk kursyer fjalë ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ja letra origjinale e shkruar nga Rexhail Qerimi:
‘Un skam faj që flas Shqip, Qysh u lindëm e kurrë su gzum, nga tërë bishat që naj pin gjakun, S’ju tremba as varrit , Jo o Ali Ahmeti jo s’harrohet as nuk shkelet besa e shqiptarit, Për lirin e shtrejtë, Për tokë e Flamur luftova oooooj Kumanova e Ismet Jasharit, Zgjove shpirtin e shqiptarit për të lindur lule të reja, lindin dhe vdesin nëpër beteja. Shpirti im prap në male ka dal, edhe pse në burgje zemra po më kalb, mjer për ty o Ali Ahmeti, mjerë për ty o Tradhtar. Lufta kurr su ndal, për liri e mëmëdhe, nër gjakpirës e tradhtar s’jetojmë dot ne. Eh, zëri im le të shpërthej, let shpërthej lart në male, për ty o vendi im për ty oj Ushtria Çlirimtare…”.

Rexhail Qerimi, ish pjesëtar i UÇK-së, është dënuar me burg të përjetshëm, i akuzuar se në vitin 2008 ka vrarë një inspektor policie afër fakultetit matematiko–natyror në Shkup, transmeton albeu.

Qerimi është i pafajshëm pasi përmes shumë dëshmive dhe dëshmitarëve ka zbardhur fakte se në ditën e këtij krimi ka qenë në lokalin e tij duke punur në fshatin Opajë të Kumanovës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...