A po kërkohet shtyrja e zgjedhjeve? – flasin nga presidenca

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar letër liderëve të partive politike për një takim të hënën.

Në letër thuhej që takimi ka të bëj me rekomandimet e IKShPK-së  në lidhje e ndikimit të procesit zgjedhor në situatën epidemilogjike në vend, transmeton Indeksonline.

Kjo aludoi në idenë që e dha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të gjendjes pandemike në vend.

Në lidhje me këtë takim ka folur Shefi i Kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela që ka thënë se ky takim nuk ka ka të bëj me shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai në postimin e bërë në Twitter tha se ky takim ka të bëjë me shqyrtimin e opinionit e rekomandimet e IKShPK-së lidhur me procesin zgjedhor.

Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë është hedhur ideja nga partia në pushtet që zgjedhjet locale të shtyhen.

Partitë opozitare e kanë kundërshtuar këtë duke thënë se parita në pozitë i ka punët keq në komuna prandaj po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...

Hoxhaj takon deputeten britanike Kearns në Berlin: Kosova është me fat që ka miq të tillë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka...

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...