Auditorët e brendshëm mburojë e korrupsionit

PUBLIKUAR

Fusha e prokurimit publik dhe ajo e auditimit në të gjitha raportet ndërkombëtare që flasin për Kosovën është nga më të dobëtat dhe më të korruptuarat.

Ligji për auditimin e brendshëm lë hapësira për ikje të përgjegjësisë.

Për analistët e ekonomisë dhe deputetët e opozitës, auditorët e brendshëm nuk janë fare objektivë dhe korrektë me ligjin dhe zbatimin e tij, sepse në të shumtën e rasteve punojnë për pushtetarët, për t’i mbuluar veprimet korruptive.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, tha se nga kontaktet që kanë pasur si AKB, tash e një dekadë, ka pasur shumë vërejtje në adresë të punës së auditorëve të brendshëm.

“Veprimet e deritashme nga auditorët e brendshëm në përpilimin e afarizmit dhe punës së NP-ve dhe të NSH-ve nuk kanë qenë fare objektive dhe korrekte me ligjin dhe zbatimin e tij”, tha ai. Shahini thotë që në të shumtën e rasteve auditorët e brendshëm, në të gjitha nivelet e pushtetit, është vërtetuar se janë të korruptuar dhe punojnë për pushtetarët aktualë, për t’i mbuluar veprimet e gjurmët e korrupsionit të të gjitha garniturave të pushtetarëve nëpër institucionet ku ata punojnë”, tha ai. /Kosova Sot/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...