Mbrojtësi i Interit, Alex Telles, ka deklaruar se ekipi i tij dëshiron vetëm Scudetton dhe asgjë tjetër.
Nerazzurët janë dy pikë prapa Napolit në tabelë dhe nuk janë në formën më të mirë.
“Ne po hyjmë në ndeshjen e 20-të dhe ka ende kohë e ndeshje për t’u luajtur”.
“Ju e shihni se ne do të luftojmë deri në fund, unë nuk kam asnjë dyshim për këtë. Ne kemi cilësinë dhe ekipin”.
“Ne duam titullin dhe kështu të hymë edhe në Ligën e Kampionëve”, potencoi Telles. /Telegrafi/


