Wenger ka frikë nga rrjetet sociale

PUBLIKUAR

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka shpalosur frikën e tij që ka në raport me rrjetet sociale.

Arsenali humbi nga Stoke vitin e kaluar dhe sërish takohet me klubin nga Britannia Stadium, teksa vitin e kaluar ekipin e prisnin tifozë të zenëruar në stacionin e trenave.

Wenger thotë se kjo është si pasojë e impaktit të rrjeteve sociale.

“Atë kohë unë e pashë se njerëzit ishin të zemëruar dhe nuk e mora personalisht. Ishte klubi përgjegjës për rezultate, të gjithë ne”.

“Nuk e mora personalisht. Ky problem ekziston shumë në Francë, kur njerëzit vijnë të zhgënjyer dhe kanë sjellje agresive”.

“Ky mund të jetë problemi i futbollit në vitet në vijim”.

“Ndoshta me rrjetet sociale mblidhen më shumë njerëz agresivë që kanë mendime të njëjta”, u shpreh Wenger. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...