“Sot më le përgjithmonë Astrit” – bashkëshortja shkruan fjalë prekëse për Ademajn

PUBLIKUAR

Pas vrasjes së kandidatit të Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, ka reaguar bashkëshortja e tij, raporton Express

Valbona Bahtiri-Ademaj, ka shkruar në Facebook se me Astritin ka kaluar 17 vite martesë, ndërkaq ka thënë se besimi i tij i jep forcë t’i rrisë fëmijët.

“17 vite i kaluam së bashku me të mira e më vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës kanë mbetur të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë...

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...