Bislimi pas takimeve në Bruksel: Pala serbe kërkon të hapen arkivat e Kosovës

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një konferencë ka informuar opinion publik për atë që shtë diskutuar në dy ditët e fundit në Bruksel.

Ai tha se ndër temat e diskutuar fokus ka pasur çëshja e personave të pagjetur në luftë, shkruan IndeksOnline.

“Më datat 7 dhe 8 shtator kemi pasur pesë takime të përditshme me BE. Të martën kanë qenë tri takime. Në takimin e tretë është takuar për të pagjeturit. Të gjitha këto takime kanë qenë bilaterale.

Të mërkurën kemi pasur dy takime me Lajçak. Në këtë takim u disktuar ekskulizivisht për personat e pagjetur në luftë”, tha ai.

Bislimi në konferencë tha se marrëveshjen për targat tha se nuk Qeveria nuk sheh arsyeje për vazhdimin e kësaj marrëveshje.

Ai tha se çështja e të pagjeturve është e vetmja temë që janë pajtuar që të trajtohet edhe në takim trilateral për shkak të urgjencës.

“Ne kemi evidentuar se problem kryesor është mos hapja e arkivave nga pala serbe. Në takimin trilateral jemi njoftuar që nga lokalcioni në Kizhevak janë idenfitikuar emrat e shtatë personave të gjetur”, tha ai.

“Pala serbe është deklatuar hapur kanë thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-së, mendoj se kjo është në interes tonë pasi shumica e varrezave masive ndodhen në këto varreza ku informata kanë arkivaat ushtarake të Serbisë”.

Sipas tij këto dy  tema janë trajtuar në Bruksel, e të pagjeturve dhe ajo definimi i elementeve që duhet të përfshihen në marrëveshje e gjithëpërfshirëse. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë...

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...