Qytetari dorëzon në polici të hollat e gjetura

PUBLIKUAR

Një qytetar nga Prizreni, F.H, ka gjetur një shumë të caktuar të hollave në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren.

Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

“Kjo shumë e të hollave deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë (i kanë humbur). Lusim, pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka falënderuar qytetarin F H, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në stacionin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë...

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...