Fjalët e fundit në rrjete sociale të dy të vrarëve në Pejë

PUBLIKUAR

Dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës janë vrarë mbrëmë në Pejë. Viktimat janë Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj.

Kandidati për Kryetar të Pejës nga radhët e PDK’së, Astrit Ademaj, është vrarë mbrëmë në afërsi të Shkollës Ekonomike në këtë qytet.

Përmes një video në këtë rrjet social, ai kishte prezantuar një prej kandidatëve për asamble.

“PDK asnjëherë nuk do të shkëputet nga trashëgimia e saj politike  sepse aty ka qenë dhe mbetet motivi kryesor i ndryshimeve politike dhe institucionale për vendin…”, kishte thënë ai në këtë video.

I vrarë ka mbetur edhe ish-kandidati i PDK’së për Kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

Postimi i tij i fundit në Facebook ka qenë më 6 shtator, ku kishte shpërndarë një video në përkrahje të kandidatit të PDK’së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës.

Ndryshe, rastin e vrasjes e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast. Për informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë...

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...