22 persona shoqërohen në polici, dyshohen për prerje ilegale të pyjeve në Kaçanik

PUBLIKUAR

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjtëve, ku kanë shoqëruar në stacion policor 22 të dyshuar.

Sipas komunikatës për medie, në kuadër të këtij aksioni, policia për disa ditë radhazi, ka hasur në persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunj në bjeshkët e Kaçanikut.

Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar : 9 kamion, 6 automjete xhipa të modifikuar, 1 automjet furgon, 4 automjete pikap dhe një traktor.

Po ashtu, janë konfiskuar 130 metra drunj.

Gjithashtu janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i motosharrave, sëpata , zinxhirë me të cilat dyshohet së është bërë prerja e drunjëve.

SHIKO MË SHUMË

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...

Haziri: Presidentja aktuale s’kishte pranuar ta privatizonte KEDS-in, pastaj e bëri Mimoza-Kusari Lila

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur...