15 mijë e 869 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

PUBLIKUAR

15 mijë e 869 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i vaksinave të administruara në vend ka shkuar në 938 mijë e 504.

620 mijë e 405 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 318 mijë e 99 me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës. Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend.

Andaj nga qytetarët është kërkuar që të vaksinohen sa më parë e të mbrojnë vetën dhe të tjerët.

SHIKO MË SHUMË

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...