
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se takimi i ardhshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiq do të varet nga bisedimet e sotme dhe të nesërme mes kryenegociatorëve në Bruksel, raporton Gazeta Express.
Petkoviq ka thënë në një konferencë për media nga Brukseli se takimi i nivelit të lartë do të ndodhë nëse delegacioni kosovar shfaq gatishmëri për të ecur përpara.
==
“Serbia është ajo që insiston në dialog dhe ka një qasje konstruktive që është gjithmonë gati”, ka thënë Petkoviq.
Ai poashtu ka thënë se Beogradi në takimet e sotme dhe të nesërme do të insistojë në pesë tema kryesore: Formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, të pagjeturit, drejtësinë, energjinë dhe lëvizjen e lirë.


