SHSKUK reagon në lidhje me deklaratat për fshehje të rasteve të vdekjeve nga COVID-19

PUBLIKUAR

Në lidhje me deklaratën e Xhafer Tahirit në “Debat Plus” se “po fshehen vdekjet në pandemi”, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, thotë se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të ShSKUK ( QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara.

“Secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë ( në kohë reale) nga mjeku qe konstaton vdekjen”.

“Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”



ShSKUK  thotë se këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, ku raporti përfshinë të dhënat për grupmoshat dhe qytetet.

“ShSKUK fton të gjithë zyrtarët  publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm  se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë”, thuhet në reagimin e Lëshuar nga ShSKUK./Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...

Mustafa: VV-ja po kërkon fajtorë te ZRRE-ja për krizën energjetike që vetë e shkaktoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...