Kurti flet në telefon me Blinkenin: Miqësia jonë me SHBA-në po bëhet më e fortë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka biseduar në telefon me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Twitter se temë e diskutimit me Blinkenin ishte pranimi i refugjatëve nga Afganistani në Kosovë.

“Kënaqësi të flasësh me sekretarin Antony Blinken sot. Ai shprehu vlerësimin e Presidentit Biden për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi kryeministri.

Rresh 700 afganë të cilët u evakouan nga vendi i tyre për shkak se talebanët e morën pushtetin, janë pranuar në Kosovë. Kosova ka marrë përsipër që t’i pranojë edhe qindra afganë të tjerë.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...

Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e...