Aksion i Policisë së Kosovës, goditet një rrjet i shitësve të narkotikëve

PUBLIKUAR

Me datë 05.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve-  Njësia Rajonale në Prizren përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se të  dyshuarit O.SH (1997), F.B (1988) dhe H.SH (1995) në Prizren, dyshohej se ishin duke shitur dhe shpërndarë substanca narkotike të llojit marihuanë.

Zyrtarët policorë kanë reaguar menjeherë dhe pas një pune operative dhe hetimore kanë arrestuar në flagrancë tre të dyshuarit e lartëcekur.

Në lidhje me rastin  është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe të një lokali të cilin të dyshuarit e lartëcekur, dyshohet se e shfrytëzonin për paketim, shitje dhe shpërndarje të   substancave narkotike të llojit marihuanë.

Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes janë konfiskuar si provë materiale:

  • Dy (2) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.37 gramë
  • Njëzet e tetë (28) qese plastike me substancë të dyshuar  narkotike të llojit marihuanë me peshë 21.44 gramë
  • Mbetje e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.44 gramë
  • Një (1) peshore  elektronike me  mbishkrimin “Pocket Scale “
  • Tetëdhjetë e shtatë (87) qese të zbrazura plastike
  • Një (1) qese plastike ngjyrë e bardhë , brenda saj ishin disa dëshmi
  • Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar  narkotike të llojit marihuanë me peshë 20.74 gramë
  • Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar  narkotike të llojit marihuanë me peshë 315.38 gramë
  • Mbetje e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 99.74 gramë ( brenda me qese dhe cigare të përdorura)
  • Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar  narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.66 gramë
  • Një (1) kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 374.79 gramë
  • Një (1 ) motor pa targa, me çelsa të motorit dhe çelësi i lokalit që është shfrytëzuar nga njëri prej të dyshuarve të arrestuar (O.SH) .
  • Një (1) telefon celular  ‘Samsung‘ pronë e të dyshuarit  O. SH.
  • Një (1) telefon mobil ‘Iphone 12’

SHIKO MË SHUMË

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...

Pritja për 28 Nëntor, Ambasadori Malaj: S’ka vend më kuptimplotë jashtë Shqipërisë sesa Prishtina për ta kremtuar këtë ditë

Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së...