Xhaka dhe Steffen muaj më parë u grushtuan, shikoni çfarë kanë bërë sot (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Taulant Xhaka ka qenë lojtari më i urryer nga mesfushori zviceran Renato Steffen.

Steffen ishte lojtari i skuadrës zvicerane Young Boys Bern, dhe muaj më parë ai u grushtua nga Xhaka në një ndeshje në kampionatin e Zvicrës.

Të dy lojtarët nuk donin ta shihnin njëri-tjetrin me sy, mirëpo sot ka ndryshuar gjithçka.

Steffen është transferuar gjatë janarit në Basel dhe tani duket se janë pajtuar me mesfushorin shqiptar.

Një foto në faqe të Baselit shihet se zvicerani është duke ia dhënë dorën Taulantit dhe duke e ndihmuar të ngrihet pas një dueli.

Dy futbollistët e talentuar janë pajtuar tanimë dhe duket se ajo çfarë kanë pasur mes vete është harruar. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...