Arrestohet anëtari i Kryesisë së VV-së, Artan Abrashi

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në shtëpinë e tij anëtarin e Kryesisë së lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashin.

Vetëvendosje thekson se përndjekjet dhe arrestimet politike nuk do t’i ndalin.

“Qeveria e Kosovës tash e sa muaj ka ndërsyer tërë aparatin represiv kundër opozitës, vetëm e vetëm për ta shtypur opozitën. Në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës po tenton që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës, ashtu që t’i përmbushë apetitet e Serbisë mbi Kosovën. Me këto arrestime policia është vënë në mbrojtje të një Qeverie antikushtetuese, ajo po e mbron një pushtet jolegjitim dhe të rebeluar kundër Republikës… Ne do të vazhdojmë protestën derisa të anulohen marrëveshjet, dhe derisa të largohet kjo Qeveri që e ka shkelur Kushtetutën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...

Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë...

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...