Grup ekspertësh për statutin e Asociacionit

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ende nuk ka filluar hartimin e statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Kjo për faktin se ekzekutivi i vendit aktualisht është duke krijuar një grup ekspertësh, i cili do të merret me hartimin e statutit, pavarësisht kundërshtimeve nga opozita.

Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë për “Zërin” se kryeministri, Isa Mustafa, është në fazën e themelimit të grupit të ekspertëve për hartimin e statutit dhe se shumë shpejt do të fillojë punën.

“Fillimisht jemi duke u marrë me themelimin e një grupi ekspertësh, të cilët do të merren me pjesën ligjore të përpilimit të statutit, posaçërisht sa i përket leximit të drejtë dhe korrekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë grup kryeministri Mustafa ka ftuar publikisht edhe opozitën. Shpresojmë se pas kësaj, puna rreth përpilimit të statutit do të fillojë sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Gecaj.

Ai ka shtuar se janë duke tentuar që në këtë grup të inkuadrojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë. Mirëpo, opozita assesi të pajtohet me themelimin e AKS-së. Ata thonë se nuk do të marrin pjesë në asnjë grup për hartimin e statutit për themelimin e AKS-së. Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, thotë për “Zërin” se në momentin kur Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendimin për shkelje të Kushtetutës, respektivisht mospërputhje në 23 pika të marrëveshjes, kjo Qeveri ka rënë dhe është jolegjitime dhe jokushtetuese. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...