Skuadrat angleze në alarm, Lacazzete ëndërron Ligën Premier

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette, ka alarmuar skuadrat angleze pasi ka thënë se dëshiron të luajë në Premier Ligë dhe se gjatë verës preferon të transferohet në Angli.

Sulmuesi ishte i lidhur me shumë skuadra angleze pas një sezoni të mrekullueshëm vitin e kaluar duke shënuar 31 gola në të gjitha garat.

24-vjeçari thotë se preferon të shkojë në Angli, por jo që të qëndrojë në bankën rezervë.

“Tani jam mësuar me të gjitha spekulimet. Por, kur nisën para dy vjetësh, isha befasuar pak. Por, tani jam mësuar. Për mua nuk është aq e vështirë sepse nuk isha gati të largohesha dy vjet më parë ose sezonin e kaluar”, ka thënë ai për “The Telegraph”.

“Nuk isha atëherë dhe qëllimi im është të mos shkoj në Angli për shkak të emrit, dhe nuk dua të rri në bankinë. Andaj mendoja se në atë kohë ishte më mirë të rrija në Francë. Ishte në pyetje të rrija të prisja deri sa të isha i gatshëm dhe tani jam gati për këtë gjatë verës”, deklaroi Lacazzate. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...