Konfirmohet nga presidenti: El Shaarawy në një klub të madh italian

PUBLIKUAR

E ardhmja e sulmuesit Stephan El Shaarawy duket se do të jetë përsëri në Serie A.

Ka qenë vetë presidenti i Monacos, Vadi Vasilyev i cili ka treguar për të ardhmen e El Shaarawyt.

Numri një i klubit të njohur francez ku ishte i huazuar El Shaarawy nuk ka përmendur emra, mirëpo ka treguar se italiano-egjiptiani do të jetë tek një gjigant italian.

“E ardhmja e El Shaarawyt është vendosur. Ai nuk do të qëndroj në Monaco por ka arritur marrëveshje me një gjigant italian”, deklaroi Vasilyev.

Kujtojmë që për shërbimet e tij interesim kanë shprehur, Fiorentina, Roma dhe Lazio. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...